Manchester United, 70 milionë euro për kandidatin për Topin e Artë, afera që dëmton Arsenalin

Manchester United ‘mund të jetë në prag të shkatërrimit’ të një transferimi ëndrrash për Arsenalin, me një ofertë të supozuar prej 70 milionë eurosh për një sulmues anësor elektrik që do të ketë pasoja të rënda deri në Emirates Stadium, sipas njoftimeve

Një merkato e rëndësishme verore pritet në Old Trafford, me Ruben Amorim që i është dhënë mundësia e parë reale për të riformuar skuadrën e Man Utd sipas imazhit të tij. Do të blihen një mbrojtës i djathtë, një që do të duhet plotësojë njërin vendin e mbetur bosh për nr 10 dhe një sulmues.

Përsa i përket roleve pas sulmuesit, një zbulim i ri bujshëm i kolegëve të Fichajes pretendon se Man Utd ka synon lart duke paraqitur një ofertë për një lojtar që gëzon një vit të shkëlqyer në karrierën e tij.

Djajtë e Kuq do të kishin ofruar 70 milionë euro/58.9 milionë stërlina për sulmuesin e Barcelonës, Raphinha.

Braziliani i është rikthyer shifrave mahnitëse të 27 golave dhe 21 asistevee në 42 ndeshje, deri tani, këtë sezon. Raphinha ka vendosur edhe shiritin e kapitenit në disa raste dhe ka gjetur një pozicion të ri në krahun e majtë, me Lamine Yamal të zhvendosur tani në të djathtin.

Bëmat e Raphinhas e kanë vënë atë në mesin e kandidatëve kryesorë për të fituar Topin e Artë. Një fjalë mbi këtë çështje do të kenë Mohamed Salah dhe Kylian Mbappe, sa për të përmendur dy pretendentë, edhe pse fitimi i trofeve të mëdha shpesh mund ta vendosë një lojtar në avantazh.

Pas fitores dramatike të ndeshjes së kthimit kundër Atletico Madrid të dielën mbrëma, Barcelona tani qëndron në krye të tabelës në La Liga me një ndeshje më pak. Ajo ka kaluar edhe në çerekfinale të Champions League. Ndërkohë që Liverpool dhe Salah, janë jashtë.

Manchester United është me sa duket i impresionuar nga paraqitjet e Raphinhas dhe do të ketë paraqitur një ofertë prej 70 milionë eurosh që, duke pasur parasysh gjendjen e vështirë financiare të Barcelonës, ‘mund ta ketë të vështirë ta refuzojë’.

Sigurisht, Manchester United do të kishte edhe një punë të vështirë nëpër duar, atë për të bindur edhe Raphinhën për t’u larguar nga Barcelona, e cila, siç ka deklaruar vetë lojtari, është klubi i ëndrrave të tij pas zbarkimit nga Leeds United.

Manchester United mbi Raphinhën, një lajm i keq për Arsenalin

Media që sjell lajmin për ofertën e supozuar të Manchester United nuk njihet si shumë e besueshme. Megjithatë, një raport i veçantë i Football London e ka marrë lajmin duke e raportuar dhe ofruar në një kontekst të mëtejshëm.

Sipas kolegëve anglezë, nëse lajmi për ofertën e Manchester United është i saktë, atëherë një aferë e tillë e mund të ketë pasoja në Arsenal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *