Milan, Chelsea vendos kushtet për Joao Felix: kufiri i huazimit dhe ngjashmëritë me Casadei
Ditët kalojnë dhe koha po mbaron dhe Sergio Conceiçao nuk ngurroi t’ia kujtojë këtë drejtuesve të Milanit, me rastin e bisedave të fundit me Zlatan Ibrahimovic, Geoffrey Moncadën dhe Giorgio Furlanin. Nga tani e deri më 3 shkurt, dita e mbylljes së merkatos dimërore, trajneri portugez pret të ketë të paktën 3-4 lojtarë të rinj për të përfunduar revolucionin që me fjalë duket se ka nisur me ardhjen e trajnerit portugez në Milanello. Së bashku me Kyle Walker, edhe një mesfushor dhe të paktën një përforcim për repartin ofensiv. Këto janë kërkesat e ish Portos për t’u përpjekur t’i luajë shanset e mbetura për të kapur njërin prej vendeve që vlen Champions League edhe për sezonin e ardhshëm. Dhe, ndër profilet që po monitorohen për repartin më të avancuar, reziston kandidatura e Joao Felix, lojtar i asistuar nga i njëjti agjent i trajnerit, Jorge Mendes, dhe krejt tjetër nga një lojtar qendror në strategjitë e Chelsea.
Lojtar eklektik, i aftë për të vepruar si sulmues i dytë, si mesfushor sulmues dhe, kur është e nevojshme edhe si anësor në 4-3-3, lojtari klas 1999 ka luajtur vetëm 357 minuta në Premier League – me një gol dhe një asist. – dhe gjithsej 941′, të cilave i shtohen edhe 4 golat në Conference League dhe 2 në FA Cup. Për Enzo Marescën, ish Benfica, Barcelona dhe Atletico nuk është zgjedhja e parë, por 52 milionët e investuara nga klubi londinez verën e kaluar po komplikojnë pothuajse në mënyrë të pandreqshme shanset e Milanit për ta marrë me një formulë të përshtatshme: huazim të thatë ose hua me të drejtë blerje. Siç raportohet nga Sky Sports UK, Chelsea ua ka bërë të qartë kuqezinjve se çdo lojtar ka një çmim dhe se me vlerësimin e duhur mund të diskutohet. Cili? Duke pasur parasysh që Joao Felix ka firmosur një kontratë për deri në qershor 2030 dhe se kuota e amortizimit vjetor shkon në 8.66 milionë euro, nën 40-45 milionë për të mos regjistruar humbje.
Vendimi i Chelsea për t’u hapur për largim, pas vetëm 6 muajsh, të sulmuesit portugez lind nga një sërë konsideratash të bëra për shumë lojtarë që mund të largohen në këtë dritare merkatoje dhe edhe nga ata mbi numrin maksimal të huazimeve të toleruara nga rregullorja FIFA, e cila qysh gjatë ditëve të kaluara është rikthyer në plan të parë me aferën Kolo Muani-Juventus. Me rikthimin e fundit të Trevor Chalobah nga Crystal Palace, pozicionet e mbetura aktualisht janë të zëna nga Sterling (te Arsenal), Ugochukwu (te Southampton), Broja (te Everton), Petrovic (te Strasburg), Kepa (te Bournemouth), David Fofana (te Goztepe), Gilchrist (te Sheffield United), Wiley (te Strasburg), Humphreys (te Burnley), Anselmino (te Boca Juniors) dhe Penders (te Genk). Prej tyre duhen marrë parasysh vetëm lojtarët që nuk janë produkte të sektorit të të rinjve ose që janë të përfshirë në listën Under 21.
Nën dritën e fakteve, përveç Joao Felix, Chelsea po shqyrton edhe largimet e Chilwell, Disasi, Renato Veiga, Chukwuemeka, Nkunku, Madueke dhe Casadei, e sipas rregullave vetëm njëri prej tyre do të mund të largohet përkohësisht nga klubi. Nkunku, Joao Felix dhe Casadei janë lojtarët e identifikuar si të sakrifikueshëm, por në këmbim të një shitjeje përfundimtar që është më fitimprurëse për një klub për të bërë të mundur të operojë fuqishëm edhe përsa i përket lojtarëve në hyrje, siç konfirmohet nga afrimet e Karim Adeyemi dhe Jamie Gittens të Borussia Dortmundit. Mesazhi për Milanin pra është i qartë: Joao Felix po, por jo me çdo kusht.