Kemi mbërritur në fazën vendimtare të Champions League, me vetëm tetë skuadra të mbetura pas një turi të të Tetave që përfshinte përplasje titanësh, që iu desh të zgjidheshin me penallti. Paris Saint-Germain mundi me meritë Liverpoolin në Anfield falë gjigantit të tyre të portës, Gigi Donnarumma, por fitorja e Real Madridit ndaj Atlético Madrid ishte më pak e merituar dhe shumë më e diskutueshme…
Nga ana tjetër, Barcelona mundi Benfikën me lehtësi të parashikueshme, teksa nuk ishte befasuese të shihje Arsenalin të shkatërronte PSV-në në total apo Interin të kapërcente Feyenoord. Megjithatë, ishte mahnitëse të shihje se me sa fort e trajtoi Bayern Munich Bayer Leverkusenin e Xabi Alonsos dhe fitorja e bavarezëve i shënjoi ata si pretendentë seriozë.
Borussia Dortmund nuk ishte aq dominuese në mposhtjen e Lille, por fitorja i takon me meritë për luftën e bërë, duke pasur parasysh se sa i paqëndrueshëm ka qenë sezoni i saj, ndërsa prania e Aston Villa, që mposhti Club Brugge në këtë raund, është një histori e pabesueshme duke qenë se kjo është paraqitja e tyre e parë në Champions që nga viti 1983.
Por, ku jemi tani? Cilat skuadra kanë gjasa të kalojnë në çerekfinale dhe kush prej tyre mund t’ia dalë deri në fund? Ja një renditje e tetë skuadrave të mbetura për sa i përket shanseve të tyre të fitores, bazuar në formën, kundërshtarët, momentin, origjinën dhe cilësinë e tyre…
Skuadrat e eliminuara në të Tetat e Finales: Liverpool, PSV, Club Brugge, Atlético Madrid, Bayer Leverkusen, Feyenoord, Benfica, Lille.
8 Borussia Dortmund ⬆️
Borussia Dortmund arriti një seri befasuese fitoresh në rrugën e saj drejt finales së vitit të kaluar, por prania e saj në çerekfinalet e këtij sezoni është ndoshta edhe më befasuese.
Fillimisht, BVB e nisi mirë rrugëtimin që e solli në tetë të parat, gjatë fazës kampionat, por forma e gjermanëve ra në mënyrë dramatike gjatë muajve të dimrit, duke i kushtuar përfundimisht edhe vendin e punës trajnerit Nuri Sahin. Me klubin që vuan si lloj krize identiteti, trajneri i ri Niko Kovac ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke e çuar Dortmundin në çerekfinalet e Champions League.
Megjithatë, duket se pothuajse nuk ka asnjë shans që ata të arrijnë më tej, në gjysmëfinale, në kurriz të Barcelonës brilante të Hansi Flick. Dortmundi ka disa lojtarë cilësorë, përfshirë Serhou Guirassy, i cili ka qenë një nga yjet e turneut të këtij sezoni, por thjesht duhet të pranohet se shorti ka qenë shumë i sjellshëm ndaj një ekipi tmerrësisht të paqëndrueshëm që aktualisht ndodhet në vendin e 10-të në Bundesligë.
BVB u përball me një sfidë të vështirë Sporting CP në raundin e play-off-it përpara se të mposhtte një Lille, të mposhtur edhe më parë, me rezultatin 2-1 në Stade Pierre-Mauroy të mërkurën. Me pak fjalë, duke arritur deri këtu kanë bërë mirë.
7 Aston Villa ⬆️
Është pak e vështirë ta thuash me fjalë punën e mirë të bërë nga Unai Emery, që kur mori drejtimin e Aston Villa. Steven Gerrard e pati lënë klubin në formë të tmerrshme, pak mbi zonën e rënies në Premier League, kjo vetëm falë golave të shënuar, por tani, pak më shumë se dy vjet e gjysmë më vonë, Villa e sheh veten në çerekfinalet e Champions League.
Natyrisht, përplasja e rradhës me Paris Saint-Germain qartësisht nuk i favorizon. Pavarësisht se mposhtën Club Brugge 6-1 në total në raundin e të tetave, fituesit e Kupës së Evropës së vitit 1982 në përgjithësi nuk arritën të bënin përshtypje. Ata përfituan shumë nga “ndihma” që i dhanë kundërshtarët, nëpërmjet një autogoli dhe duke fituar një penallti në ndeshjen e parë përpara se të merrnin një karton të kuq vetëm 16 minuta pas ndeshjes së dytë në Villa Park.
Sidoqoftë, Villa nuk ka asgjë për të humbur dhe sulmi i saj u forcua ndjeshëm gjatë merkatos së riparimeve të janarit me ardhjen e Marcus Rashford dhe Marco Asensios, ndaj nuk mund të përjashtohet që Emery ndoshta edhe mundë ta mposhtë ish-skuadrën e tij.
6 Arsenal ⬆️
Barazimi 2-2 i Arsenalit me PSV-në të mërkurën nuk do të thotë asgjë për shpresat e Gunnersave për të fituar trofeun e tyre të parë evropian dhe për të qenë të sinqertë, e njëjta gjë vlen edhe për barazimin në përgjithësi.
Skuadrës së Mikel Artetës sigurisht i takonte merita për shkatërrimin e holandezëve të Eindhoven, veçanërisht pasi shpresa e tyre për titullin në Premier League po shpërbëhej për shkak të mungesës së fuqisë sulmuese, por rezultati 7-1 i kënaqi vizitorët. Arsenali luajti mirë dhe i shfrytëzoi mundësitë, por shumë prej golave iu dhuruan nga një skuadër e dobët si PSV.
Pra, sado e çuditshme të duket të thuash këtë për një skuadër që shënoi nëntë herë në dy fazën e të tetave të Finales, londinezët e veriut kanë ende shumë për të provuar përpara përballjes së tyre çerekfinale me Real Madridin. Sidoqoftë, nëse Bukayo Saka është i aftë të bëjë lojën e tij, të paktën do të rriste ndjeshëm shpresat e Arsenalit për një përmbysje.
5 Bayern Múnich ⬇️
Bayern Múnich ishte po aq mbresëlënës kundër Bayer Leverkusenit sa nuk ishte bindës kundër Celtic raundin e kaluar. Natyrisht, duhet pranuar se përfituan shumë nga rivalët, prej të cilëve të gjithë prisnim një opozitë shumë më të fortë. Kampionët e Xabi Alonso ishin jashtëzakonisht të dobët në Allianz Arena, duke ia dhuruar efektivisht ndeshjen – dhe praktikisht eleminatoren – Bayernit pas një gabim të portierit, një kartoni të kuq dhe një penalltie.
Megjithatë, Bayern u tregua i shkëlqyer që në fishkëllimën e tij të parë dhe gjithashtu ishte jashtëzakonisht profesionist në vulosjen e një fitoreje të përgjithshme 5-0 duke mposhtur Leverkusen 2-0 në BayArena të martën. Përplasje çerekfinale me Interin do të na japë një tregues shumë më të qartë të forcës së vërtetë të liderëve të Bundesligës, por Vincent Kompany ka bërë një punë të shkëlqyer duke përforcuar mbrojtjen, talenti i shumëfishtë i Joshua Kimmich vazhdon të dominojë në mesfushë, teksa Harry Kane vazhdon të shënojë, pavarësisht se në skuadër bënë pjesë edhe futbollistë të kalibrit botëror si Jamal Musiala, Michael Olise dhe Kingsley Coman.
Sigurisht kemi parë që Bayerni është i prirur edhe ndaj fazës së mbetur të kampionatit, por padyshim është në një formë të shkëlqyer me afrimin e fazës vendimtare të turneut.
4 Inter ⬇️
Pasi Interi kompletoi një fitore të rehatshme të përgjithshme 4-1 ndaj Feyenoordit, nëpërmjet një fitoreje 2-1 në San Siro të martën, trajneri Simone Inzaghi kërkoi që skuadrës së tij t’i jepet pak më shumë respekt. Dhe ka të drejtë. Pavarësisht se Interi arriti në finale më 2023, ku ishin jashtëzakonisht të pafat në humbjen kundër Manchester City në Stamboll, përparimi dhe bëmat e tij ende nuk duket se gjenerojnë vlerësimin që meritojnë.
Në fund të fundit, Interi mburret me mbrojtjen më të mirë në kompeticion, një mesfushë mrekullisht të ekuilibruar dhe një dyshe sulmuese komplementre të zonjën për t’i shkaktuar probleme çdo mbrojtjeje kur ata janë në formë dhe funksionim të plotë.
Një anë negative: rrugëtimi i Interit drejt finales është e mbushur me rrezik, do të duhet të kalojnë përmes Bayern Munich dhe, ka shumë të ngjarë, Barcelonës për të arritur atje. Por Inter është një skuadër që është edhe shumë i ngacmuar, dhe po aq i motivuar nga nënvlerësimet dhe kjo e bën shumë të rrezikshëm.
3 Paris Saint-Germain ⬆️
Është zyrtare: Paris Saint-Germain është aferë e vërtetë. Klubi i patronazhuar prej shteti braktisi obsesionin e tij me blerje të ndezura, në favor të afrimit të futbollistëve me potencial real, e që tani po i shohim të pjekur, në një ekip vërtet emocionant nën drejtimin e Luis Enrique.
PSG e dominoi Liverpoolin në fushë, në ndeshjen e parë të eleminatoreve të të tetave, por në një farë mënyre përfundoi në anën e gabuar të rezultatit, në 1-0, duke e bërë performancën e tij në Anfield edhe më mbresëlënëse. Parizienët nuk ishin aq dominues sa javën e kaluar. Në fakt, ata duhet të vuanin për momente të gjata, teksa goli me fat, i fillimndeshjes nga Ousmane Dembélé erdhi shumë kundër rrjedhës së lojës.
Megjithatë, PSG nuk e humbi kurrë qetësinë– apo kërcënimin e kundërsulmit – dhe me meritë kaloi me penallti pasi dominoi kohën shtesë në shtëpinë e liderëve të padiskutueshëm të Premier League.
Duke qenë se do të përballen me Aston Villën në çerekfinale, një skuadër që rrezikoi eliminimin në pengesën e parë të Champions të këtij sezoni, e që tani po arrin majat në kohën e duhur. Mos gaboni: PSG ka një shans real për t’i dhënë fund pritjes së saj të gjatë – dhe shpesh traumatike – për një triumf të parë në kompeticionin më të lartë evropian.
2 Real Madrid ↔
Çdo ekip tjetër tashmë do të ishte jashtë Champions League. Real Madrid humbi tre herë gjatë fazës së grupeve, por gjithsesi ia doli të arrinte në fazën me eliminim direkt për shkak të natyrës tepër elastike të formatit më të ri të kompeticionit.
Pasi dhanë një shtysë kujtesë në kohë të cilësisë së tyre, duke mposhtur Manchester City-n në playoff, Real Madrid e shfaqi madhështinë e tij në ndeshjen e të tetave të finales kundër rivalëve qytetas, Atlético: me aftësi të jashtëzakonshme për të gjetur një mënyrë për të fituar, pa marrë parasysh rrethanat.
Të rinjtë e Carlo Ancelotti-t nuk luajtën mirë në ndeshjen e dytë, por megjithatë ia arritën të mbizotërojnë në penallti, dhe tipikish me fat, me VAR-in që ndërhyri për të mos e zyrtarizuar penalltinë e Julián Álvarez për shkak të një ‘prekjeje dyfishe’ të dyshuar, përpara se Jan Oblak nuk ia doli të shpëtonte prej goditjes vendimtare të Antonio Rudiger.
Megjithatë, thonë fatin e bën vetë, dhe Real Madridi është mjeshtër në këtë, kështu që edhe pse rruga e tyre drejt finales mbetet e rrezikshme, kjo nuk duket t’i shqetësojë aspak. Los Blancos kanë atë përzierje unike të shkëlqimit dhe besimit që duhet t’i çojë deri në stacionin e fundit të Mynih-ut.
1 Barcelona ↔
Barcelona nuk është perfekte. Edhe për ata që janë neutralë, linja e saj mbrojtëse e lartë është një burim i vazhdueshëm stresi. Gjithmonë ekziston përshtypja se mund të thyhet prej lojërave të ndryshme në brendi të ndeshjes në çdo moment.
Mirëpo, rreziku ia vlen kur bëhet fjalë për Hansi Flick dhe është e vështirë të vihet në dyshim qasja e tij tani, që Barcelona po fiton kaq shumë ndeshje dhe po luan futboll kaq fantastik.
Mbrojtësit e krahut janë gjithmonë në kërkim të ecjes përpara, Pedri është një kënaqësi e vërtetë për sytë në mesfushë, ndërsa Raphinha dhe Lamine Yamal janë padyshim dy talentet më të mirë sulmues në botë.
Pamë që raundin e kaluar, për blaugranët mund të kishte qenë goxha e leverdisshme që edhe sikur qoftë të barazonin por ata u dukën të vendosur në mënyrë perfekte në fushë, duke mposhtur Benfikën 4-1 në total për të vijuar në një tjetër ndeshje shumë të luftuar në këtë fazë të turneut kundër Borussia Dortmundit.
Me pak fjalë, Barça mbetet skuadra për t’u mundur në Champions League të këtij viti, dhe një finale e Clasico mbetet shumë e mundshme…